Pushime fantastike

Në verë dhe në plazh pranohen të gjitha. Modelja Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj po shijojnë pushimet në Miami Beach në Florida. Të dielën ata janë fotografuar teksa 27 vjeçarja përqafon Sebastian Bear Mc Clard, 31 vjeç, ndërsa ky i fundit i vendos dorën në të pasmet e saj. Ata shihen të kalojnë pushimet me disa miqtë e tyre, ndërkohë Emily mban në gisht unazën e saj të re të blerë nga bashkëshorti. Emily dhe Sebastian suprizuan në shkurt kur deklaruan se ishin martuar. Ata u frekuentuan vetëm pak javë para dasmës, ndërsa miqtë e tyre thanë se çifti njihej prej vitesh.