Pukë, stuhia dëmton çatinë e Infektivit dhe shkollën “Migjeni”

Stuhitë e orëve të fundit kanë lënë pasoja edhe në rajonin e Shkodrës e pikërisht në Pukë. Nga erërat dhe stuhia e madhe pësoi dëmtime çatia e repartit të Infektivit në spitalin e Pukës. Gjithashtu dëmtime ka pësuar edhe çatia e shkollës 9 vjeçare “MIGJENI”. Zjarrfikësit e Pukës kanë ndërhyrë për të evituar dëmtimet e mëtejshme. /Shkodraweb/