Pse fëmijët preferojnë një prind më shumë se tjetri

Një sondazh i kryer nga një faqe interneti kushtuar prindërimit ka treguar se 90% e nënave dhe baballarëve të intervistuar thanë se fëmijët e tyre kanë favorizuar një prind më shumë se tjetrin. Është normale që fëmija në momente të caktuara të preferojë një prind më shumë se tjetri. Nëse djali apo vajza juaj e vogël preferon të jetë e veshur, ushqyer vetëm nga partneri juaj, kjo gjë është normale. Favorizimi i fëmijëve është normal, i përkohshëm dhe nuk ka të bëjë me faktin nëse jeni prind i mirë apo jo.