Protestat në Kong Kong dalin jashtë kontrollit

Një oficer policie në Hong Kong qëlloi me armë zjarri gjatë protestave të së dielës, (25 gusht) hera e parë që kur demonstratat shpërthyen në qershor. Fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë disa oficerë të tjerë që u drejtojnë armën protestuesve, pasi këta të fundit i goditën me shkopinj dhe shufra. Më herët gjatë ditës policia hodhi ujë ndaj protestuesve për ti shpërndarë.