Protesta tek "Unaza e Re", dita e 32-të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të opozitës ishin dhe pasditen e sotme në mbështetje të banorëve të Astirit, të cilët bllokuan rrugën tek Unaza e për të 32 ditë më radhë. I frymëzuar nga rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave, por edhe protesta e studentëve kundër rritjes së tarifave dhe pagesës për lëndët e mbartura, Basha pati një mesazh: Të gjithë bashkë kundër të keqes. "Revolta qytetare po vlon kudo në kryeqytet" u shpreh ai./FOTO: LSA/