Protesta në Rrugën e Kombit

Tregtarë nga Kosova e Shqiperia protestuan në Morinë kundër pagesës për të qarkulluar në rrugën e Kombit, që do të nisë të aplikohet prej 15 prillit. Rreth 150 Kamione hynë bosh në Shqipëri dhe ashtu kanë paralajmëruar se do të largohen, në shenje bojkoti dhe proteste. Në protestë janë importues të kripës, hekurit e prodhimeve të tjera shqiptare.