Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit

Ka kaluar ora 19:00 dhe një grup studentësh vijojnë të qëndrojnë para kryeminstrisë, ndërsa një grup tjetër qëndron para ministrisë së Arsimit. Temperaturat kanë rënë dhe studentët kanë marrë batanije për tu mbuluar ndërsa disa të tjerë kanë ndezur zjarr për tu ngrohur pasi vijojnë rezistencën prej orës 10 të paradites dhe kjo është dita e nëntë e protestës së tyre. Nuk janë të shumtë si paradite deri pasdite kur bëhen mijëra dhe dëgjohen fuqishëm thirrjet e tyre: Rezintenca nuk ndalet! S'ka negociata por vetem vendimmarrje!", megjithatë vijojnë të qëndrojnë sepse besojnë se kauza për të cilën ata protestojnë është e drejtë: Kërkojnë ulje tarifash për studimet dhe arsimim cilësor.