Protesta e banorëve të Astirit dhe emigrantëve te Kryeministria

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë. Ata sot bllokuan disa minuta rrugën dhe më pas kanë marshuar për në kryeministri, ku do ti bashkohen diasporës dhe disa studentëve. Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë. "Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën shoë dhe ministrat janë kukulla të Ramës", tha një banore. "Garantuan protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndaloni protestën e patriotëve shqiptarë. Zoti Kryeministër, ne jemi këtu. Ju thatë që nuk do ketë protestë. Ne jemi këtu. Jemi këtu për stuendët, për banorët e astirit, për minatorët, për naftëtarët, për pensionistët dhe për cdo shtresë që ndihet e shtypur këtu", tha një emigrant.