Protesta dita 10/ Studentët mblidhen para kryeministrisë

Studentët vijojnë rezistencë para kryeministrisë. Me thirrjet: "Rezistence! Ejani mblidhuni këtu! Nuk na ndal bora, nuk na ndal shiu, jemi rracë e fortë jemi frymë veriu!" studentët shprehen të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave. Moti i keq dhe me shi nuk i favorizon shumë megjithatë ata vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë edhe pse në orën 10: 45 nuk janë të shumtë aq sa ditët e tjera.