Prifti bekon presidentin Meta në ditën e Ujit të Bekuar

Presidenti Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë kishtare me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar në Korçë. Në Katedralen Ortodokse "Ringjallja e Krishtit" presidenti mori bekimin e mitropolitit të Korçes, Johan Pelushi. Presidenti uroi të gjithë besimtarët ortodokse për Ditën e Ujit të Bekuar.