Prezantohen fanellat e kombëtares shqiptare

Pasi arritën akordin për tu financuar nga kompania telefonike "Vodafone", FSHF ka prezantuar ditën e sotme fanellat e reja të ekipit kombëtar të futbollit. Skuadra kombëtare do të prezantohet me këto uniforma në takimin e kësaj të premte në "Loro Boriçi" ndaj Turqisë. Uniforma jeshile i përket portierit të kombëtares, duke mos ndryshuar shumë nga ajo e vitit të kaluar. Ndërkohë, repartet e tjera do të veshin fanellat e kuqe, të bardhe dhe të zezë. Kjo fanellë do të përdoren nga kuqezinjtë për sezonin 2019-2020. Kujtojmë që Vodafone do të jetë partner zyrtar i kombëtares shqiptare për 6 vitet e ardhshme.
Vjosa arrin pikën kritike
01/12/2017 - 12:44
Lumi Shkumbin del nga shtrati
01/12/2017 - 12:35