Presidenti Putin pozon me Ushtrinë e Kuqe

Presidenti rus, Vladimir Putin është bërë pjesë e një ceremonie që shënonte 75-vjetorin e përfundimit të betejës së Stalingradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Humbja gjermane në betejën 200-ditore ishte një moment i rëndësishëm në luftë dhe është cilësuar nga Rusia si ngjarje që shpëtoi Europën nga Hitleri. Putin nisi udhëtimin drejt Vologogradit ku vuri lule dhe kurorë në memorialin e luftës së qytetit. Ai shkoi të pozonte dhe me gratë e Ushtrisë së Kuqe që kishin veshur uniformat e Luftës së Dytë Botërore.