Policia rrethon edhe Parlamentin

Prej orës 11:00 opozita dhe qytetarët po protestojnë kundër kryeministrit Rama. Ndryshe nga protestat e tjera, sot është vendosur që protesta të jetë në formë marshimi. Protestuesit të udhëhequr nga Basha kanë marshuar drejt ministrisë së Brendshme, më pas janë drejtuar drejt Parlamentit që është rrethuar nga policia.