"Plumbat mbi shtëpinë e Lalës janë plumba mbi ne"

Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile protestuan mbrëmjen e sotme në shenjë solidarizimi me gazetaren Klodiana Lala. Me pankarta në duar ata dënuan sulmin me armë ndaj shtëpisë së prindërve të saj, ngjarje që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje dhe në banesë gjerndeshin dhe vajzat e gazetares. Në orët e para të mëngjesin e sotëm (30 gusht 2018)persona ende të paidentifikuar sulmuan me kallashnikov banesën e prindërve të gazetares që mbulon lajmet në fushën e drejtësisë dhe aktualitetit, Klodiana Lala. Sipas policisë në momentin e të shtënave me armë, gazetarja Klodiana Lala nuk ndodhej në banesë, por në shtëpi kanë qenë prindërit dhe dy vajzat e saj të mitura. Në muret e banesës shenjat e plumbave janë të dukshme ndërsa kryetari i PD-së në prononcimin për median tha plumbat kishin goditur dhomën ku flinin vajzat e gazetares.