Plumbat lanë një pjesë të Tiranës pa energji

Kryeqyteti ka pritur ndërrimin e Viteve pa energji elektrike. Sipas OSHEE Shkak ka qenë një avari në nënstacionin Traktora e cila ka sjellë stakim të Linjes 110 kV të OST, ne aksin pranë Babrrusë, për arsyeje jo teknike. Lidhur me ngjarjen OST ka kryer denoncim ne polici ne komisariatin nr 4, pasi te dhënat paraprake tregojnë se linja e OST është goditur me arme zjarri pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Për të parë nga afër situatën dhe udhëzuar strukturat e posaçme, Administratori i OSHEE, Adrian Çela zhvilloi një inspektim në dispeçerinë rajonale të Drejtorisë në Tirane. Aktualisht në kryeqytet është stabilizuar situata e furnizimit me energji elektrike ndërsa janë rregulluar të gjitha avaritë në nënstacion.