Pishina e masazhe, njihuni me hotelin e parë për qentë

Në Indi është ndërtuar hoteli i parë me 5 yje për kafshët shtëpiake. Critterati është një hotel luksoz 6 katësh dhe ndodhet në në jugperëndim të Nju Delhit. Hoteli ofron përkujdesje dhe rehati për klientët e tyre. Kujdesi ditor përfshin një hapësirë për të luajtur, pishinë të madhe, klinikë veterinare 24 orëshe, sallë pritje dhe relaksuese, shtretër prej kadifeje ku mund të flejnë gjumë apo të shikojnë filma. Pronarët mund të rezervojnë qëndrimin për kafshët e tyre me një çmim prej 70 dollarë në natë (£ 52) në një nga suitat e Critterati ose t'i dërgojnë për një udhëtim ditor.