Përplasje tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Përplasje fizike tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Mbështetësit e PD-së janë përplasur me mbështetës të ish diktatorit Enver Hoxha. Ata mbanin pankarta në duar me foton e Enver Hoxhës dhe po bënin homazhe. Në një moment mbështetësit e PD-së kanë kërkuar ti largojnë, duke përdorur dhe fjalor ofendues. Në një moment në foto është kapur teksa po flakin kurorën që mbështetës Hoxhës kishin vendosur në monument. Përplasja zgjati vetëm disa minuta pasi ndërhyri policia dhe parandaloi përshkallëzimin e situatës. /FOTO LSA