Përplasje me armë në Selitë

Dy të rinj mbetën të plagosur pas një sherri që ndodhi mesditën e kësaj të premteje në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, Gjon Pelivani, 27 vjeç, mësohet se ka precedentë penalë pasi është përplasur me grupin e Emiljano Shullazit. Në vitin 2015 ai i shpëtoi një atentati nga Gilmando Dani. Policia dyshon se shkak i plagosjes së ndodhur të premten ka qenë hapja e një lokali në zonën ku ndodhi përplasja.