Përplasja Xhaferri- Gruevski në Kuvend

Nën një atmosferë tejet të tensionuar, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhëve, me 64 vota pro dhe asnjë kundër, ndërkohë që nuk janë shqyrtuar aspak amendamentet e VMRO-DPMNE-së. Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Kjo bëri që Xhaferi të ndërpresë seancën për 15 minuta.