Përmbytjet në Indi vrasin 164 persona

Numri i viktimave nga përmbytjet në shtetin e Kerala, në jug të Indisë, është rritur në 164. Ekipet e shpëtimit po përdorin helikopterë dhe anije për të evakuuar qindra njerëz të mbërthyer në kulmet e shtëpive. Shirat e rrëmbyeshëm, pas tetë ditësh pa pushim, u ndalën. Më shumë se 150,000 persona të zhvendosur janë strehuar tashmë në kampet e ngritur nga autoritetet.