Përleshja e përgjakshme në kufirin Gaza-Izrael, 58 të vdekur

Një foshnje palestineze ishte midis 58 njerëzve të vrarë të hënën përgjatë kufirit Izrael-Gaza, pasi ajo hodhi gaz lotsjellës gjatë përleshjeve të dhunshme. Vajza 8-muajshe Leila al-Ghandour u vra pasi u ekspozua dje ndaj gazit toksik në lindje të qytetit të Gazës. Forcat izraelite u përleshën me protestuesit pasi SHBA hapi ambasadën e saj në Jerusalem, një qytet që palestinezët gjithashtu e pretendojnë si kryeqytetin e tyre. Gjashtë fëmijë thuhet se janë ndër të vdekurit, numri më i madh i vdekjeve në Gaza që nga lufta e vitit 2014 me Izraelin, dhe 2.400 njerëz u plagosën. "Spitali ka marrë erë gjaku, ka gjak kudo, Të plagosurit janë të shtrirë në dysheme, nuk ka më shtretër për to,"-raportojnë Gazetari Maram Humaid. Të pranishëm dje në ceremoninë e zhvendosjes së ambasadës së SHBA nga Tel Avivi në Jeruzalem ishte vajza e Donald Trump, Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner. Ndërsa presidenti amerikan dha një fjalm gjatë një lidhje me kamera nga SHBA.