Performanca e Eugent Bushpepës në Eurovision

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, së bashku me ekipin e tij kanë përfunduar me sukses performancën e tyre live me këngën “Mall” në skenën e Eurovisionit në Lisbonë. Ai këndoi në shqip dhe në përfundim i falenderoi të gjithë ata që e mbështesin. Në fillim dhe në fund të performancës pati duartrokitje të shumta, që tregonin se e kanë pëlqyer këngën. Kjo është gjysmëfinalja e parë ku do perfomojnë 19 shtete dhe 10 prej tyre do përzgjidhen për finale e 12 majit. Votat do të jepen për 15 minuta kur të përfundojnë të gjithë perfomancat, ndërkohë që Shqipëria mban kodi 03.