Perëndim mbresëlënës në Manhatan

Turma qytetarësh u mblodhën në zona të zgjedhura në Nju Jork për t'u bërë dëshmitarë të pamjes mbresëlënëse e njohur me termin “Manhattanhenge”. Mbrëmjen e së mërkurës në 20 e 12 të orës lokale të gjitha rrugët në lindje e perëndim të qytetit u ndriçuan në mënyrë spektakolare nga dielli që po perëndonte. Ngjarja ndodh dy herë në vit dhe ka të bëjë me diellin që rrethohet në mënyrë perfekte me kornizën e qiellgërvishtësve të shumta të Nju Jorkut.