Fotografitë e rralla që ndryshuan jetë.

Njëzet e katër fotografi nga arkiva e Lewis Hine kanë dalë në ankand në New York. Printimet e rralla janë nga koleksioni i fotografit të vonë Nju Jorkez Isador Sy Seidman. Sociologu amerikan Hine ishte një nga fotografët e dokumentarëve më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Meqë në atë kohë nocionet "dokumentar" dhe "fotoreporter" nuk ekzistonin, Hine e titulloi projektin e tij "histori fotosh", duke përdorur imazhe dhe fjalë për të luftuar për kauzat në të cilat ai besonte. Printimet tregojnë karrierën e tij dhe shumë prej tyre janë nga projektet më të njohura të tij, duke u përqendruar tek varfëria dhe dëmet që nga Karolina, Nju Jorku dhe Pitsburghu. Hine shpenzoi vite duke iu dedikuar projekteve të tij të shumta, duke bërë fotografi që përshkruanin subjektet e tij me dinjitet dhe dhembshuri. Në 1904-n ai nisi të dokumentonte emigrantët që vinin në Ishullin Ellis. Qëllimi i tij ishte të paraqiste një fytyrë humane të familjeve të sapoardhura, që shpesh ishin të frikësuara nga nju jorkezët. Pasi u merrte leje, Hine bënte shkrepjet e tij dhe ndizte pluhurin e blicit, i cili fikej me një zhurmë të madhe, duke prodhuar kështu një tym të zi vërtet dramatik në dukje. Hine kontraktohej nga agjensi të mirëqënies sociale dhe korporata për të krijuar histori vizuale. Disa nga imazhet e tij më të njohura janë punëtorët që punonin për ndërtimin e gradaçelës "Empire State Building". Kur ai u bë fotograf i Komitetit të Punës Kombëtare të Fëmijëve, në 1908-n, ai kapi skena nga fabrikat, mullinjtë dhe panairet, të cilat më vonë do të përdoreshin si evidenca për të ndaluar shfrytëzimin e fëmijëve. Ai u urrye aq shumë nga pronarët e fabrikave dhe mullinjve që punësonin fëmijë, saqë shpesh i duhej të punonte në fshehtësi për sigurinë e tij. Ai u kërcënua në shumë raste. Si rezultat i punës së tij, ligjet për punësimin e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara ndryshuan në mënyrë drastike. Fotografët rezultuan në shumë regjistrime dokumentarësh mbi kushtet e punës së punëtorëve të thjeshtë dhe emigrantëve në fillim të shekullit të XX-të. Ja disa nga fotot e rralla: