Pavarësia, Meta troket gotat me të ftuarit, mungon Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje të madhe me figura publike në Pallatin e Brigadave me rastin e festës së 28 Nëntorit, që shënon 106 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Në fotot e dërguara nga Presidenca, Meta ka trokitur gotat me shumë personalitete të njohur. Në takim vihet re mungesa e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.