Partizani vazhdon përgatitjet anti-Teuta

Skuadra e Partizanit vijon përgatitjet për takimin e radhës që do të luaj në shtëpi ndaj Teutës, sfidë e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombetare” në Kamëz. Grupi ka qenë i plotë pasi me ekipin kanë zhvilluar normalisht stërvitjen e plotë edhe kapiteni Idriz Batha dhe Jasir Asani. Për përballjen ndaj Teutës traineri Dalipi do të ketë në dispozicion edhe Gerhard Prognin, i cili rikthehet pas skualikimit. Kujtojmë që ndeshja Partizani – Teuta do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” pa praninë e publikut, si pasojë e dënimit nga Komisioni i Disiplinë