Partizani mposht Laçin dhe ruan kreun

Partizani nuk lëshon pe as në javën e 13-të të Superiores. Të kuqtë mposhtën minimalisht Laçin për të ruajtur kreun. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jurgen Bardhi, me talentin që gjeti rrjetën fituese në minutën e 62 të takimit. Pas javës së 13-të të Superligës, Partizani qëndron në krye me 31 pikë, ndërkohë që ndiqet nga Skënderbeu me 2 pikë më pak./ Foto: LSA Malton Dibra