Partizani me grup të plotë ndaj Kastriotit

Partizani vijon përgatitjet për takimin e radhës ndaj Kastriotit i vlefshëm për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Në drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik, ekipi ka kryer seancën e radhës në orën 18:00 në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë. Me grupin janë bashkuar edhe dy lojtarët e sapoardhur, mbrojtësi nigerian Alma Abbo Wakili dhe mesfushori Besnik Ferati, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gega. Gjithashtu me ekipin po përgatitet në mënyrë individuale edhe sulmuesi brazilian Lukas Kardozo, që po vijon fazën e rikuperimit duke ndjekur një program specifik të përcaktuar nga stafi. Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në orën 18:00.