Partizani-Kastrioti përmes fotove

Një gol i Asani i ka mjaftuar Partizanit për të marrë fitoren e dytë në kampionat. Demat e kuq mposhtën në shtëpi Kastriotin 1-0. Në sytë e teknikut të kombëtares shqiptare Christian Panucci, djemtë e drejtuar nga Skënder Gega ia dolën të marrin 3 pikët, duke konfirmuar formën e mirë që po kalojnë në këtë sezon. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 6 pikëve. Në krahun tjetër Kastrioti ka harruar se si fitohet, duke regjistruar një fitore (ndaj Luftëtarit) dhe dy humbje (ndaj Skënderbeut dhe Partizanit) për të mbajtur vendin e 6-të me 3 pikë./ FOTO LSA/