Parku Europa

Dita e Europës në Tiranë u festua me përurimin e “Parkut të Europës”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, Ambasadorja e BE Romana Vlahutin si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pemë në lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin “Skënderbej” duke sjellë një copëz Europe në zemër të Tiranës. Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky park i ri përfaqëson ambicien europiane të qytetarëve të vendit tonë.