"Paqe" mes Tiranës dhe Teutës, skuadrat ndahen në barazim

Nuk ka fitues në sfidën e parë të javës së dytë të Kategorisë Superiore mes Tiranës dhe Teutës. Edhe pse rastet e shumta nuk munguan, goli duket një “mallkim” në këtë sezon për të 2 skuadrat, që nuk kanë shënuar ende. Me barazimin e sotëm, Teuta shkoi në kuotën e 2 pikëve, ndërsa kjo ishte pika e parë për Tiranën. Në sfidën e radhës durrsakët do të presin Kamzën, ndërkohë që Tirana do të udhëtojë drejt Kukësit. /FOTO: LSA/