“Oskari dhe tezja Rozë” hap siparin në Teatrin Eksperimental

"Oskari dhe tezja Rozë" është vënë sot në skenë premierë në Teatrin Eksperimental "Kujtim Spahivogli". Vepra e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt vjen nën interpretimin e aktorëve Roza Anagnosti, Françeska Hysi, Franc Bregu dhe Juxhin Plovishti. Salla e teatrit u mbush plot me spektatorë artdashës. “Oskari dhe tezja Rozë” do të shfaqet në skenën e Teatrit Eksperimental për dy fundjava, para se të nisë turin shëtitës nëpër të gjithë teatrot e Shqipërisë. Vepra vë në qendër jetën e Oskarit 10-vjeçar që nuk e di se vuan nga leuçemia. Tezja Rozë, e luajtur nga aktorja e madhe e skenës shqiptare Roza Anagnosti, është njeriu i vetëm që përpiqet t’i japë kuptim ditëve të tij të fundit.