“Oriku” niset për në mision e NATO-s në Egje

Anija shqiptare “Oriku” u nis sot për në misionin e NATO-s në detin Egje. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në facebook i uroi mbarësi ekuipazhit të kësaj anije. “Erëra të mbara ekuipazhit të anijes “Oriku”, të cilët u nisën sot për në misionin e NATO-s në detin Egje, ku do të zëvendësojnë kolegët e tyre të kontingjetit të XII dhe anijen “Butrinti””, – thekson Xhaçka. Në kuadër të kontributit me forcat aleate të NATO-s, Forcat Detare shqiptare janë pjesë e patrullimit në detin Egje. Gjatë patrullimeve anijet shqiptare kanë ndërmarrë një sërë operacionesh për shpëtimin e jetës së emigrantëve.