Opozita paralizon për 1 orë qarkullimin në 5 akset kombëtare

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita dhe mbështetësit e saj bllokuan për një orë këtë pasdite 5 akset kryesore kombëtare në shenjë proteste kundër kësaj qeverie. Sapo shënoi ora 18:00, me qindra qyterarë u vendosën në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, autostradën Plepa-Kavajë në Durrës, kryqëzimin e Milotit në Lezhë, rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, dhe rrethrrotullimin e Shqiponjës në Tiranë duke mos lejuar kalimin e automjeteve. FOTO:LSA