Opereta "Lakuriqi i natës" vijon me sukses edhe natën e dytë

Edhe natën e dytë, opereta e Johann Strauss "Lakuriqi i natës" ka dhuruar një shfaqje mbresëlënëse për publikun në Pallatin e Kongreseve. Dita e fundit që artistët shqiptarë do shpalosin vlerat e një vepre ikonë të muzikës klasike është data 24 tetor. "Lakuriqi i natës" është produksioni më i madh i Teatrit të Operas dhe Baletit për këtë vit që është rikthyer për të kënaqur publikun. Operata është rezultat i bashkëpunimit të Teatrit të Operas dhe Baletit me Ambasadën austriake në Tiranë, në kuadër të vitit kulturor Shqipëri-Austri 2018. Në skenë krijohet një ndërthurje mes operas, baletit dhe teatrit skenik, ku dialogjet mes aktorëve interpretohen në gjuhën shqipe duke krijuar një atmosferë emocionuese.