Omani ende në stinën e verës, mes fjordeve dhe delfinëve

Vjeshta nisi, por dëshira për pushime ndihet ende. Një udhëtim në Oman mund të jetë zgjidhja: nga tetori në prill, mesatarja e temperaturave të 'Sulltanatit' është rreth 30 gradë dhe mund të shohësh ujrat e kristalta dhe botën e pasur nënujore. Madje kjo është periudha më e mirë për ta shijuar, në mënyrë që të evitosh temperaturat tejet të larta të muajve të verës.