Olen Çezari ndez Pallatin e Kongreseve me tingujt e violinës

Violinistri i njohur Olen Çezari dhe grupi i tij "Klandestinët ndërkombëtarë" kanë dhënë performancën e parë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ai u shoqërua nga 22 artistë të njohur në të gjithë botën, të cilët i quan "ushtri muzikantësh" teksa dhuronte muzikë me violinë për publikun shqitar. LSA ka sjellë disa fotografi nga koncerti, ku vihet re pjesëmarrja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Koncerti do vijojë edhe nesër në orën 19:00.