Nuk është iluzion optik, kafeneja që duket si karikaturë

Mund të duket si një iluzion optik. Por kjo është një kafene e vërtetë në Korenë e Jugut, e krijuar me mjeshtëri për t'u dhënë klientëve përshtypjen sikur janë brenda një karikature. 'Cafe Yeonnam-dong' në Seul u hap vitin e kaluar dhe çdo gjë brenda nga dekori tek mobilimin deri tek enët janë në ngjyrë bardhë e zi.