Një nuse e rrezikshme si Angela Martini, me vello e armë në dorë

Modelja e njohur Angela Martini i befasoi të gjithë me martesën e saj të fshehtë me milionerin Dragos Savulescu në Las Vegas. Dhe jo vetëm, ajo bëri bujë me veshjen e saj në ditën më të bukur të jetës. Angela mbante veshur një fustan të zi transparent që i zbulonte të brendshmet. Por mesa duket modelja ka mbajtur shumë sekrete dhe po i zbulon çdo ditë. Së fundimi ajo ka postuar fotografi në Instagram e veshur me vello të bardhë duke mbajtur një armë në dorë. “Për të gjithë ata që nuk më kanë parë me vello të bardhë,”-shkruan Angela.