“Një jetë në tri botë”, një klithmë kundër korrupsionit

Një drejtësi e korruptuar që udhëton në tri kohë të ndryshme, është ky subjekti i romanit “Një jetë në tri botë” që vjen për lexuesit nga shkrimtari Arben Braçe. Me filtrin e hollë të një juristi, ai trajton me nota realiste historinë njerëzore të dy personazheve nga Korça, viktimë të një sistemi të padrejtë politik.