Nisma sensibilizuese: Të "kafshojmë" plastikë

Përdorimi i shumtë i qeseve plastike është kthyer në një problem jo vetëm në Shqipëri. Kjo për shkak se materiali i plastikës me të cilën ajo prodhohet i duhen shumë vite që të tretet dhe për këtë sjellë papastërti në tokë. Dhe për këtë fakt, aktori spanjoll, Fernando Tejero në bashkëpunim me National Geographic Spain kanë nisur një fushatë sensibilizuese për të zhdukur nga përdorimi qeset plastike. Nën moton #YoElijoPlaneta, Tejero ka ftuar shumë personazhe të njohur të botës së kulturës dhe sportit në Spanjë, ku mes tyre mund të veçojmë futbollistët Andres Iniesta dhe Cesc Fabregas, këngëtarët Monica Naranjo dhe Alejandro Sanz.