Nëse personazhet vizatimorë do të "plakeshin"

Derisa disa karaktere të filmave vizatimorë rriten, nisin familje dhe bëjnë fëmijë, të tjerët mbesin fëmijë të vegjël përgjithmonë. Një numër artistësh mendojnë se kjo nuk është e drejtë dhe përdorin talentin e tyre për ta ndryshuar situatën. Ata projektojnë versione të rritura të heronjve të mirënjohur të filmave vizatimorë dhe disa prej tyre duket se kanë ndryshuar goxha gjatë jetës së tyre! Në këtë fotogaleri do të shihni se si duken personazhet e filmave vizatimorë nëse do të ishin të rritur.