Në tapetin e kuq 'triumfojnë dekoltetë eksplozive'

Në "People's Choice Awards" të Santa Monica, në Los Angeles fitojnë gratë, si në kategori të ndryshme ashtu edhe në tapetin e kuq. E nëse, mes yjeve, Scarlett Johansson merr titullin më të rëndësishëm si 'aktorja më e mirë', fleshet e aparateve fotografikë shkrepen për dekoltenë e saj 'shpërthyese' që duket se gati gati do të dalë nga busti i saj i kuq. Lakuriqësi që 'të merr mendjen' edhe për yjet e tjera, duke nisur që nga 'People Icon' Melissa Mçarthy e deri tek shqiptarja Rita Ora. Super elegante Victoria Beckham e cila mori titullin si Ikona e Modës, ndërsa në kategorinë muzikore fitojnë Nicki Minaj e Taylor Swift.