Ne Kuvend, Paloka i hedh bojë në fytyrë Ramës

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka hedhur bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama i cili ishte ulur në karrigen e tij. Incidenti u shënua në parlament ndërsa në llozhe ndodhej dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Kryetari i Kuvendit kërkoi përjashtimin e Edi Palokës. Në një moment deputetët demokratë iu drejtuan foltores dhe Ruci ndërpreu seancën. Foto: LSA, Malton Dibra