Në këtë vend, njerëzit varrosen në arkivolë plot me art

Gana mund të jetë një ndër të paktat vende që përcjell të ndjerët me art. Të afërmit besojnë se të vdekurit duhet të largohen në mënyrën më të mirë të mundshme, prandaj funeralet përpunohen. Këta arkivolë kushtojnë rreth 1000 dollarë, vlerë e lartë për fermerët të cilët fitojnë rreth 3 dollarë në ditë. Pjesa më e madhe e të fermerëve në Ganë kërkojnë që arkivolët e tyre të kenë formën e lëvozhgës së frutit të kakaos pasi zona e tyre njihet për bimën e kakaos.