Në Ferras po ngordhin bagëtitë, banorët japin alarmin SOS

Në fshatin Hoxharë po ngordhin bagëtitë. Ora News është rikthyer sërish sot në këtë fshat të Fierit, një ndër më të prekurit nga vërshimi i lumit Vjosa fundjavën që lamë pas. Dje shumë banorë i bënë apel shtetit për të siguruar ushqim për bagëtitë sepse do të ngordhin. Sot fotot e mbërritura në Ora News tregojnë qengja të ngordhur në mes të rrugës.