“Ndihemi me fat”, publikohen fotot zyrtare të dasmës së vitit

Dasma e tyre i ktheu në protagonistët e fundjavës që lamë pas, ku e gjithë vëmendja e botës ishte fokusuar aty. Ndërkohë këtë të hënë Pallati Mbretëror ka publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle. Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “Ndihemi me fat”, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre, shkruan Daily Mail. Fotoja më e bukur është ajo kur çifti janë ulur në terracën e Windsor Castle, ku Meghan qëndron e mbështetur në këmbën e Princit, ndërsa që ai i buzëqesh kamerës.