Ndeshja e Grupit C, Danimarkë-Australi përmes fotove

Danimarka nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e dytë të Grupit C, përballë Australisë. Në "Cosmos Arena" takimi nisi praktikisht me gol për nordikët që pas 7 minutash lojë arritën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të yllit të skuadrës Cristian Eriksen. Reagimi i australianëve erdhi vetëm në minutën e 37-të, ku pasi fituan një 11 metërsh, e shndërroi në gol Jedinak, duke i dërguar dy skuadra drejt dhomave të zhveshjeve me rezultatin e barabartë 1-1. Fraksioni i dytë foli më mirë për "kangurët" por përballë gjetën një super Kasper Schmeichel, duke u pajtuar me këtë rezultat. Një pikë që hap garën për një biletë në Grupin C, me Danimarkën që ngjitet në vendin e parë me 4 pikë, të ndjekur nga Franca me 3 (përballet me Perunë në orën 17:00), ndërsa Australia mbetet në vendin e 3-të me 1 pikë, duke lënë pas vetëm Perunë në kuotën e 0 pikëve.