Ndërtohet ura prej xhami më e lartë në botë

Fiksimi i Kinës me urat prej xhami ka arritur nivele të tjera. Pasi një urë e re prej xhami është ndërtuar në lartësinë 2 km në malin Malin Batai të Kinës. Besohet se kjo është ura më e lartë në botë prej xhami duke thyer rekordin e mëparshëm që e mbante vetë Kina, ura e xhamit Zhangjiajie që ndodhet në 548 metra lartësi. Sipas medias shtetërore Xinhua, ura prej 198 metra ka afërsisht lartësinë e një ndërtese 66 katëshe. Distanca vertikale midis urës dhe pjesës fundore të luginës thuhet se është e treta më e gjatë në Kinë.