"Mu mërzitën femrat dhe paratë", ish-futbollisti bëhet prift

“Mu mërzitën femrat dhe paratë, prandaj mora vendimin më të rëndësishëm të jetës sime për tu bërë prift”. Kështu ka rrëfyer ish-mesfushori i Manchester United, Philip Mulryne. 39-vjeçari, i cili ka dalë nga akademia e United, një prej ekipeve më të mira në botë ku u aktivizua edhe për dy sezone, ka theksuar se stili i jetës që bënte nuk e kënaqte, sepse asgjë nuk zgjaste.